Преку бази на податоци – alb

Hap pas hapi deri në storje investigative, me ndihmë të bazës së të dhënave

Media Pedia – mënyra e ndikimit përmes pronësisë së

Në vitin 2013, një grupë prej 3 gazetarëve, Sashka Cvetkovska, Meri Jordanovska dhe Vlado Apostollov, e filluan hetimet për pronësinë e internet portaleve, të fshehura pas teksteve të panënshkruara, mungesës së të dhënave në internet faqet e tyre dhe shumë informacione të pasakta të vendosura të mbushura me fyerje dhe shpifje.

Megjithatë, nga një bazë në dukje e thjeshtë e të dhënave për pronësinë e mediave, Media Pedia u rrit në një hetuese serioze të të fortëve të cilët përmes personave ndërmjetës dhe offshore kompani në strehën e taksave, gjatë rrugës kanë krijuar edhe internet portale në shërbim të përhapjes së propagandës në favor të strukturave në pushtet.

Baza e të dhënave lindi edhe më tepër storje investigative, por këtu ne do të përqëndrohemi në rindërtimin e njërës prej tyre lidhur me portalin „Netpress“.

Siç mund të shihet nga fotografia e mëposhtme, kërkimi në vet internet faqen e Netpress, ju shpie në një rrugë pa dalje (qorrsokak), sepse të në impresumin ku duhet të shënohet se nga kush është i përbërë redaksioni dhe cila firmë është si botues i portalit qëndron e zbrazët.

netpress-impresum

Për këtë arsye, këtu e shfrytëzuam Marnet – Rrjetin akademik investigativ maqedonas ku mund të kontrollohet se në cilin emër është regjistruar një domen i caktuar.

Me shënimin e internet faqen e portalit (netpress.mk) në fushën për kërkim të Marnet, u paraqit firma „Net press kom“ DOOEL, dhe prej këtu kërkimi se kush qëndron pas kësaj firme u bë më e lehtë.

netpress-marnet

Nxorrëm gjendjen aktuale të kësaj firme përmes Regjistrit Qendror dhe rezultoi që pronari i Net press DOOEL është një firmë e caktuar FINZI DOOEL, pronar i të cilit është FINZY LLC me adresë në SHBA, në rrugën 41 State Street, Suite 106, Albany NY 12207.

E blemë gjendjen aktuale të firmës „FINZY“ dhe e pamë që drejtor i firmës është Kosta Krpaç („Finzi“ është tanimë e njohur pas hetimeve të Prokurorisë speciale publike, kurse Krpaç, i cili ishte dëshmitar i PSP, në prill të vitit 2016 kreu vetëvrasje).

Së pari telefonuam te redaktori kryesor i portalit, Dejan Nikollovski, i cili është gazetar dhe i cili më parë paraqiteshte si pronar i Netpress. E pyetëm se kujt ja ka shitur dhe e kërkuam emrin e pronarit të ri, por ai shkurt na u përgjigj se „pronari i ri quhet pikërisht ashtu siç e ka emëruar kumbari i tij“. Ishte e qartë se dëshiron të fshehë diçka, kështu që përmes të njohurve të tij, miqve dhe kolegëve arritëm të mbrijmë deri te numri i telefonit të Kërpaç.

„Është e vërtet që jam drejtor i „Finzi“, por nuk mund t’ju them asgjë më shumë“, na tha ai dhe e ndali telefonin, dhe kjo ishte edhe një përpjekje e pasuksesshme që të hymë në gjurmët e pronarit të vërtetë.

Në ndërkohë, e zbuluam që Kërpaç është një piktor akademik, dhe kjo akoma më tepër i i shtoi dyshimet tona – pse një piktor akademik do të merrej me udhëheqjen e një internet portali i cili kryesisht merret me politikë?

Nxorrëm edhe historinë e firmës Finzi, por aty nuk gjetëm asgjë të vlefshme për tu publikuar duke e marrë parasysh faktin që nuk kishte ndryshime të mëdha kronologjike të kësaj kompanie.

Me ndihmë të Google Maps u munduam të zbulojmë se ku ndodhet rruga 41 State Street, Suite 106, Albany NY 12207, dhe vërejtëm që bëhet fjalë për një objekt të madh ku janë të vendosura shumë zyra. Duke surfuar në internet gjetëm edhe disa video nga biseda telefonike ku një person i caktuar e kërkon adresën e njejtë dhe kërkon që ti sqarohet se çfarë ka në këtë adresë, që në fund të marrë përgjigje se ajo është seli e një kompanie të advokatëve.

Hapja e rrugës për Qipro

Ajo që në të vërtetë na shpëtoi storjen investigative dhe hetimin mbi pronarin e Netpress, ishte inspektimi në dosjen e Regjistrit Qendror. Në Regjistrin Qendror na dhanë dosje me të gjitha dokumentet, nga hapja e „Finzi“ deri në ditën kur e kryem inspektimin. Në këtë mënyrë në fakt rruga na shpuri nga Maqedonia, përmes SHBA-së, në Qipro.

Atëherë e pamë që në të vërtetë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në formimin e „Finzi“ janë nga Qipro, kurse nga një кkërkim i shkurtër në internet na shpuri në përgjigjen se pse pikërisht Qipro- sepse bëhet fjalë për offshore shtet, ku nëse hapni kompani, identiteti ju mbrohet, të hollat i keni të sigurta, dhe taksat janë shumë më të vogla sesa shteti amë.

Përmes inspektimit në Regjistrin Qendror arritëm deri te emrat e dy drejtorëve të Finzy LLC – Eni Jep (Annie Yeap) dhe Shejn Çarallambos (Shane Charalambous).

Eni Jep, sipas të dhënave që i gjetëm derisa kërkuam në Google është themelues i „Ekvejshën Korporejt Servisis LTD“ (Equation Corporate Services LTD, www.equationcs.com), kompani e cila ofron shërbime për investitorë ndërkombëtar, advokatë, këshilltarët e taksave ose shërbime të tjera profesionale,  në kërkim të partnerëve për krijimit të offshore kompanive në Qipro.

Labirint i firmave dhe individëve

Inspektimi në dosjen e Regjistrit Qendror, përmes Qipros, na ktheu në vendin tonë dhe na dërgoi tek personalitete të njohur të biznes elitës maqedonase. Në dokumente qëndronte që drejtor i parë i Finzi është i ashtuquajturi Vladislav Stajkoviq, emri i të cilit veçmë ishte i njohur për ne nga storjet e publikuara më parë për të cilat kemi punuar. E dinim që Stajkoviq është drejtor i firmës  „Mobiko“, por që të jemi të sigurtë, edhe një herë nxorrëm gjendjen aktuale për këtë firmë. Rezultoi që të dhënat tona janë të sakta. Stajkoviq është drejtor i „Mobiko“, por akoma më interesant ishte informacioni që pronar i firmës ishte Zharko Llukovski, drejtori kryesor operativ i „Telekom“ maqedonas.

Këtu u kthyem në storjet për të cilat kemi punuar në të përjavëshmen „Fokus“, kur e kuptuam që Stojkoviq është gjithashtu edhe themelues i NVSP, firma e cila është pronare e parë e agjencisë për sigurim SGS, e cila për vite me rradhë lidhet me drejtorin e atëhershëm të Drejtorisë për sigurim dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov.

Fokusi i jonë u largua pak këtu nga „Finzi“ dhe në vitet në vijim vazhduam t’i përcjellim ndryshimet në strukturat e pronësisë të firmave Mobiko, NVSP, SGS… Që ta kapim më saktë dhe që të mundemi edhe vet ne ta kuptojmë lidhjen ndërmjet firmave dhe individëve që lidhen në shumë firma të njejta, u shërbyem me on-line instrumentin papagesë për vizualizim.

vizuelizacija

Në periudhën në vijim, nga Regjistri qendror nxorrëm edhe historitë dhe kryem inspektim të dosjeve për të gjitha kompanitë, që të vimë deri te informacioni që NVSP posedon edhe media të tjera në vend, të cilat gjithashtu, informojnë në favor të strukturës në pushtet.

Nëse kemi mësuar diçka nga Media Pedia, kurse mund të sistematizohet shkurtimisht, ajo do të dukej kështu:

  • Nëse një firmë e fsheh pronësinë në offshore shtet – këtu kemi të bëjmë me storje që vlen të hulumtohet.
  • Në dokumentet e Regjistrit Qendror, nuk është me rëndësi vetëm kush është drejtor ose pronar për momentin – me rëndësi është gjithashtu edhe kush ka qenë pronar, është e rëndësishme adresa e firmës, është i rëndësishëm çdo ndryshim i selisë dhe secili nga këto segmente duhet të hulumtohet.
  • Duhet mirë të mbahen mend emrat dhe adresat, sepse nuk e dimë se në sa dhe në cilat firma të tjera do t’i takojmë.
  • Përdorimi i instrumenteve për vizualizim është e rëndësishme edhe për autorët e hulumtimeve edhe për lexuesit, në mënyrë që më lehtë t’i kuptojnë lidhshmëritë përmes firmave dhe individëve.

Ky hulumtim ishte vetëm një kapsollë fillestare e cila na shtyu që të vazhdojmë t’i përcjellim aktivitetet e këtyre kompanive dhe individëve. Intuita jonë e parë është që nëse ndonjë firmë fshihet në Qipro, atëherë ka edhe çka të fshehë, disa vite më vonë, u justifikua.

Për një pjesë të madhe të këtyre firmave kemi dëgjuar edhe të ashtuquajtura „bomba“ dhe biseda të përgjuara që i publikonte partia opozitare LSDM në vitin 2015, dhe një pjesë e këtyre personave ishin të falur nga ana e kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov, kurse pjesë e tyre janë nën hetim të Prokurorisë speciale publike.