KE TË DREJTË PËR TË DITUR

Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik – ligji si mjet për hulumtim

 

%d0%b8%d0%bc%d0%b0%d1%88-%d0%bf%d1%80%d0%b0%d0%b2%d0%be

 

Ke të drejtë për të ditur jo rastësisht është parullë e llojit të vet gjithmonë kur bëhen fushata për të drejtën për qasje të lirë në informacione. Kurse keni të drejtë të dini çdo gjë që bëjnë institucionet, duke filluar që nga ajo se ku drekojnë me shpenzim shtetëror, çfarë marrëveshjesh lidhin, sa shpenzojnë, kë paguajnë, sa udhëtojnë, çfarë strategjish dhe dokumentesh përgatisin dhe çdo gjë tjetër. Ekzistojnë edhe të dhëna të cilat klasifikohen dhe për të cilat me të vërtet ekziston bazë që të jenë të tilla, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëveshje të ndjeshme të fushës së sigurisë. Problemi paraqitet në momentin kur institucionet fshehin të dhëna të cilat në thelb janë publike, por në mënyrë që funksionerët t’i shmangen kompromentimit, vendosin që mos t’i japin informacionet duke u arsyetuar se ato informacione janë të klasifikuara.

Gjatë viteve të fundit, në mënyrë të ndjeshme është rritur numri i taktikave të pista dhe të paligjshme me qëllim që të ndalohet qasja e gazetarëve, e me këtë edhe e qytetarëve, deri te informacionet me karakter publik i institucioneve. Megjithatë, i inkurajojmë gazetarët që vazhdimisht ta përdorin këtë të drejtë dhe t’i breshërojnë institucionet me kërkesa të këtilla, sepse në këtë mënyrë bëhet presion më i madh publik, kurse ne si gazetarë e kemi për detyrë që përmes përpjekjeve të këtilla ta testojmë besueshmërinë e institucioneve dhe të atyre që e kanë fituar besimin tonë që t’i udhëheqin të njejtat.

Në këtë seksion ne do t’u sqarojmë shkurtimisht se si e drejta që del nga Ligji për qasje të lirë në informacione mund të jetë një mjet i shkëlqyeshëm për hulumtimet tuaja. Ky ligj rregullon dy gjëra: të dhënat që institucionet duhet t’i publikojnë në web-faqet e tyre dhe të dhëna të cilat qytetarët mund t’i kërkojnë nga institucionet shtetërore dhe publike përmes formave për kërkesë të informacioneve.

Ligji për qasje të lirë qytetarëve u mundëson qasje deri te të gjitha informacionet që i posedojnë institucionet. Ose qytetarët mund të kërkojnë çdo lloj informacioni të shkruar lidhur me punën e tyre.

Si të dërgoni një kërkesë për qasje të lirë në informacione

Kërkesa mund të dërgohet personalisht, përmes postës ose në mënyrë elektronike, përmes e-mail adresës. Nëse vendosni që kërkesën tuaj ta dërgoni personalisht, gjegjësisht gojarisht, atëherë duhet të shkoni deri te institucioni, duhet ta kërkoni personin i cili është përgjegjës për qasje të lirë në informacione dhe ky person është i detyruar që t’ju ndihmojë që ta shkruani kërkesën nëse nuk e keni të gatshme ose nuk dini ta shkruani vetë. Nëse informacioni kërkohet në këtë mënyrë, sipas ligjit, institucioni është i detyruar që t’ju përgjigjet në afat prej tre ditë pune.

Mundësia e dytë është që informacionin ta kërkoni në mënyrë të shkruar përmes postës, kurse opsioni i tretë është që informacionin ta kërkoni në mënyrë elektronike. Shumë institucione nuk janë të njoftuara me ligjin, kështu që mund mos ta pranojnë kërkesën tuaj përmes e-mail adresës. Shpeshherë ndihmon mundësia që së bashku me kërkesën në porosi të shkruani se përse drejtoni në këtë mënyrë. Në NOVATV kjo praktikohet detyrimisht kur kërkesat dërgohen në mënyrë elektronike dhe atëherë zyrtarët rrallë guxojnë që të kërkojnë prej jush që t’i dërgoni kërkesat e njejta përmes postës.

„I/e nderuar/a  (emri i personit përgjegjës)

Si person zyrtar për informacione të karakterit publik, në bazë të publikimeve të komisionit për qasje të lirë në informacione, Ju drejtoj kërkesat për qasje të lirë përmes mënyrës elektronike, në përputhje me mundësitë ligjore.

Neni 12 (1) Kërkuesi qasjen në informacione mund ta kërkojë me gojë, me shkrim ose në formë elektronike. (2) Secili kërkues në bazë të kërkesës ka të drejtë në qasje në informacione nga mbajtësit e informacionit që e kanë në dispozicion, edhe atë me kontrollë, transkriptë, fotokopje ose shënim elektronik.“

Si mund t’i gjeni mbajtësit e informacioneve

Në internet faqen e Komisionit për mbrojtje të së drejtës së informacioneve me karakter publik, në menynë e sipërme ka seksion të quajtur „Lista e mbajtësve të informacioneve“. Kur të klikoni në këtë listë mund të përzgjidhni institucionin që ju duhet dhe aty mund të gjeni kontakt informata për personin zyrtar për qasje të lirë në institucion, adresën dhe e-mail adresën.

Ku mund ta gjeni formularin për të kërkuar informacione të karakterit publik

Në internet faqen e Komisionit për mbrojtje të së drejtës për informacione të karakterit publik, në pjesën vertikale në anën e djathtë ka një banderolë „Formularë“. Klikoni në këtë banderolë dhe i njejti ju shpie në faqen tjetër ku mund t’i shkarkoni formularët.

Si të pyesni

Është shumë e rëndësishme që të dini se si të kërkoni informacionin në mënyrën e duhur. Ligji maqedonas parashikon se duke e përdorur të drejtën për qasje të lirë në informacione, ju mund të kërkoni çdo informacion që është krijuar në formë të shkruar. Çka do të thotë kjo dhe çfarë lloj gabimesh bëjnë gazetarët?

Asnjë pyetje nuk fillon me sa, si, pse

Pikërisht ashtu. Që ta kapni në mënyrë më të mirë se çka mendojmë me këtë dhe çka është informacion që është krijuar në mënyrë të shkruar, do t’u sjellim një ilustrim.

Në vitin 2011, derisa isha akoma një gazetare e re dhe nuk isha shumë e informuar për mënyrën se si përdoret kjo e drejtë, dorëzova kërkesë për qasje në informacione të karakterit publik në Kabinetin e kryeministrit, kurse pyetja ishte e parashtruar kështu:

Sa të holla ka shpenzuar kryeministri Nikola Gruevski në vitin 2008, 2009 dhe 2010 për roud-shou ku kërkon investitorë?

Përgjigja që e morrëm ishte si në vijim:

Qeveria e RM-së nuk e posedon informacionin përkatës.

Dhe ja si pyetja e njejtë u parashtrua në korrik të vitit 2016:

Nga mbajtësi i informacionit e kërkoj informacionin në vijim të karakterit publik:

Vendime për udhëtim zyrtar, urdhëra të udhëtimit, llogaritë për mëditjet zyrtare, faturat e hoteleve dhe biletat ajrore, llogaritë fiskale për shërbime hotelierike, raport nga karta zyrtare për kryetar të qeverisë dhe anëtarëve të kabinetit për të gjitha udhëtimet zyrtare për vitet 2011, 2012, 2013, 2014, 2015.

Këtë herë përgjigja që e morrëm ishte që informacioni është i klasifikuar me nivelin „intern“ dhe se publikimi i të njejtës mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për vendin dhe qytetarët, gjë që është më e fortë se interesi publik. Edhe pse kjo përgjigje është absurde, kurse në shembullin e ardhshëm për rëndësinë që gazetarët mund ta kenë nga këto kërkesa do ta kuptoni edhe përse, këtu vetëm deshëm t’ju tregojmë se qeveria kësaj radhe nuk tha se nuk e posedon këtë informacion.

Përse? Sepse institucionet mund t’ju japin vetëm informacione që janë krijuar, gjegjësisht dokumente që ekzistojnë. Nëse qeveria ose çdo lloj institucioni nuk ka krijuar dokument në të cilin thuhet se kanë shpenzuar kaq ose kaq të holla këtë vit për udhëtime, atëherë ky informacion nuk është krijuar. Udhëtimet zyrtare paguhet në bazë të ligjeve në vend dhe për të njejtat mbahet evidencë kontabiliste. Domethënë mund të kërkojmë vetëm dokumente.

Si ta zbulojmë se në cilin dokument fshihet informacioni që na duhet

Për shembullin e mësipërm u konsultuam me kontabilistë. I pyetëm se si udhëheqin udhëtimet zyrtare dhe kontabilistët na sqaruan se çka duhet të kërkojmë. Gjithmonë mendoni mirë se kush mund ta din se ku fshihet informacioni.

Është e rëndësishme që t’i hapim edhe ligjet. Vitin e kaluar 2015, NOVATV drejtoi pyetje deri te Drejtoria për zona zhvillimore teknologjike-industriale. Kemi kërkuar që ta dimë se sa të holla u jep shteti në emër të subvencioneve se çfarë lehtësimesh kanë investitorët e huaj me qëllim që të hulumtojmë se a jemi në fitim apo në humbje.

Veçmë konstatuam se nuk mundemi thjeshtë të shkruajmë në formularë „sa na kushtojnë investimet e huaja“. Këtu nuk kishim opsionin „fto mikun“ si kontabilistin, kështu i hapëm të gjitha ligjet që i rregullojnë këtë investime dhe aty kërkuam se si dhe në cilat dokumente janë rregulluar këto përfitime, sepse secili ligj e përcakton atë. Në këto ligje zbuluam se ekzistojnë më tepër institucione që e rregullojnë punën e zonave industriale, siç janë Agjencia për investime të huaja, Ministria për ekonomi, etj, por njëra nga institucionet ka juridiksione të rregulluara në ligj që t’i përmbledhë këto informacione – Drejtoria për zona zhvillimore teknologjike-industriale. Kështu, nga kjo Drejtori kërkuam:

Marrëveshje për qira dhe nënqira ndërmjet themeluesve dhe përdoruesve të ZZHTI për vitet 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014

Vendimet për fillim me punë për përdoruesit e ZZHTI (Zona zhvillimore teknologjike-industriale) për vitet 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014

Akte për lirime dhe lehtësime tatimore të dhëna për përdoruesit e ZZHTI për vitet 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014

Marrëveshje për ndarje të ndihmës shtetërore për investime produktive fillestare për të gjithë përdoruesit për vitet 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014

Raporte vjetore të themeluesve të ZZHTI për vitet 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014

Ligjet gjithmonë janë burim i mirë nëse duam të konstatojmë se çka konkretisht duhet të kërkojmë. I inkurajoj të gjithë gazetarët që të konsultohet edhe me organizatat joqeveritare, të cilat punojnë shpeshherë në këtë fushë (për ato në GetData në seksionin Pyet Ekspert) dhe të cilët mund të ndihmojnë shumë kur kërkohen këto të dhëna. Gjithashtu, të punësuarit në shërbimet e Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione të karakterit publik, mund t’ju ndihmojnë që ta plotësoni kërkesën. Nga përvoja ime personale, të punësuarit gjithmonë kanë ndihmuar, për këtë arsye mos u frikësoni që t’u paraqiteni në telefon ose të shkoni personalisht në komision që tu kërkoni ndihmë.

Çfarë mund të fitoni

Edhe pse në Maqedoni sundon kultura e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, dhe kërkesat për qasje në informacione shumë shpesh përfundojnë të pa përgjigjura sesa të përgjigjura, megjithatë, ka institucione që përgjigjen, dhe më pas nga përgjigjet e tilla mund të  bëhen storie të mëdha.

img_4297-768x512

E tillë është storja e NOVATV e transmetuar në emisionin PUBLIKE, ku temë ishte pikërisht e drejta për informacione të karakterit publik. Gazetarët arritën që përmes kërkesës për qasje të lirë në informacione t’i marrin dokumentet (shiko shembullin fotografi më sipër) për udhëtimet zyrtare të ministrit dhe zëvendësministrit të Ministrisë për arsim. Atyre u kërkuan dokumentet e njejta të cilat u kërkuan nga Kabineti i kryeministrit. MASH, për dallim nga Qeveria, na dorëzoi kopje nga të gjitha dokumentet dhe kështu qytetarët kishin mundësi që të shohin se në çfarë mënyre joekonomike janë shpenzuar paratë e popullit dhe në çfarë hotele dhe restaurante kanë drekuar ministri dhe zëvendësministri, kurse kanë paguar me kartelën shtetërore.

Për këtë arsye, nuk duhet të dekurajoheni nga përgjigjet negative. Gjithmonë ekzistojnë institucione që do t’i përmbushin detyrimet e tyre ligjore, kurse juve do t’ju mundësohet storje të lexuar dhe të suksesshme me interes publik.

Si të parashtroni pyetje deri te Bashkimi Evropian

asktheeu_1

Instrumenti „Ask the EU“ ose „Pyet Evropënа“të cilin e krijoi organizata ndërkombëtare me seli në Spanjë „Access Info Europe“ është një nga instrumentet më të thjeshta, më efikase dhe definitivisht një nga instrumentet më të famshme për gazetarët anembanë Evropës, kur bëhet fjalë për dërgesë të kërkesës për qasje të lirë në informacione deri në institucionet e Bashkimit Evropian.
Ky instrument funksionon shumë thjesht – drejtpërsëdrejti në faqe keni seksion ku mund të të dërgoni kërkesë. Shkruani në formën e tyre (në gjuhë angleze ose në gjuhë të tjera të shteteve anëtare të BE-së), përzgjidhni institucionin ku doni ta dërgoni kërkesën dhe ato kanë 15 ditë pune që t’ju përgjigjen.

Kur do të pyesni një herë, pyetja juaj, sëbashku me përgjigjen e marrë do të vendosen publikisht në internet faqen dhe të gjithë do të mund ta lexojnë. Mund të gjeni edhe kërkesa të tjera të cilat ju interesojnë.

Këtu është linku për një storje të NOVATV e cila u bë si prodhim i pyetjes i karakterit publik drejtuar pikërisht përmes këtij servisi.