PËR INSTRUMENTIN

Çka është GetData

GetData paraqet një instrument për studentët e gazetarisë, gazetarët dhe organizatat qytetare të cilat punojnë në hulumtime lidhur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo vegël i sistematizon bazat e të dhënave më të rëndësishme në dispozicion të publikut, si dhe metoda të tjera përmes së cilave mund të arrihet deri te informacionet publike të cilat mund të jenë të dobishme për hulumtuesit.

Si mund t’ju ndihmojë

Me GetData nuk bëjmë vetëm përzgjedhje të bazave të të dhënave të disponueshme për publikun të cilat mund të jenë të dobishme për gazetarët të cilët hetojnë korrupsionin, krimin, pengim të drejtësisë, tregëtinë me ndikim dhe anomali të tjera në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, por japim edhe udhëzime se si të shfrytëzohen këto informacione që i mundësojnë institucionet. Përveç kësaj, GetData ju ofron opsion për kërkim në të gjitha bazat e të dhënave të disponueshme për publikun në botë, kurse kemi veçuar një hapësirë të veçantë për pjesë të bazave për rajonin dhe Evropën.

GetData i bashkon gazetarët hulumtues me organizatat joqeveritore që punojnë në këto fusha me qëllim që të nxisim sinergji në ndikimin e mediave dhe OJQ-sektorit në luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për reforma cilësore në fushën e sundimit të ligjit.

Përse një instrument të këtillë

Institucionet krijojnë baza të mëdha të të dhënave dhe dokumenteve publike të cilat në epokën e internet teknologjisë dhe përpjekjeve për shoqëri të hapur bëhen lehtësisht të disponueshme. Njëkohësisht, këto të dhëna së bashku me punën në terren dhe aftësitë analitike, në shekullin 21 bëhen vegla kryesore për punën e gazetarëve hulumtues.

Por, edhe përkundër transparencës së institucioneve e shprehur në gjenerimin e mijëra dokumenteve të cilat ngarkohen online, mbeten disa sfida në gjetjen e këtyre dokumenteve në grumbullin e dokumenteve të ndryshme, në përzgjedhjen e dokumenteve të rëndësishme dhe të parëndësishme dhe gjetjen e mënyrave për arritje më të lehtë deri te të dhënat e vërteta të cilat u nevojiten gazetarëve hulumtues të cilët punojnë në fushën e anti-korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Institucionet nuk i vendosin gjithmonë informacionet e rëndësishme „para hundës“, dhe për këtë arsye GetData duke u nisur nga përvojat e redaksioneve të shquara hulumtuese në vend vendosi që t’i përzgjedhë bazat më të rëndësishme në fazën e parë dhe të pasurohet me përshkrime, këshilla dhe udhëzime për atë se si të arrihet deri në informacione.

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm për të mirën e gazetarëve që vetë të jenë në gjendje t’i përcjellin dhe kërkojnë të dhënat e disponueshme publikisht është mungesa e agjendave të huaja për procesin e ndriçimit të fakteve dhe hetimit të së vërtetës. Gazetarët shumë shpesh marrin dokumente nga palë të treta ose të ashtuquajtura burime. Por, edhe burimi me qëllimin më të mirë, ka një agjendë. Aftësia që vetë t’i kërkoni dhe analizoni të dhënat dhe përmes tyre të zbuloni histori e lehtëson të vërtetën e agjendave të huaja dhe ju bën pronar të vetëm të storjes që doni t’a bëni.

Për projektin

Ky instrument është përpunuar në partneritet mes Asociacionit „МOSТ“ dhe internet portalit „NOVATV“ në kuadër të projektit „Media platformë për përfaqësim“  e finansuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA programit për shoqëri të hapur dhe media 2014.

Për ekipin

Autor i instrumentit: Sashka Cvetkovska

Bashkëpunëtor: Meri Jordanovskа

Dizajn i internet faqes: Elena Mitrevska Cuckovska

Ekip i projektit: (MOST) Teodora Pop Trajkov, Llazar Keskinov, Zllatko Dimitrioski dhe Borjan Jovanovski (NOVATV)